Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiSponsori dhe drejtuesit tërhiqen nga KF Labunishti

Sponsori dhe drejtuesit tërhiqen nga KF Labunishti

Ndërprerja e sezonit në Ligën e Dytë dhe fundi i parakohshëm i sezonit do të thotë edhe fund i Klubit të Futbollit “Labunishta” dhe projektit ambicioz të pronarit Adem Nuroski. Ai në rrjetet sociale ka informuar opinionin e gjërë se do të tërhiqet nga finansimi i klubit, ndërsa dorëheqje ka dhënë drejtuesit e klubit në krye me Safet Demiroskin dhe drejtorin sportiv Ivana Leskaroska. Me largimin e drejtuesve të klubit, futbollistët do të marrin dokumentacionin e duhur dhe do të kërkojnë klube të reja futbollistike.

Skuadra e Labunishtit, ishte një ndër ekipet më të mira në Ligën e Dytë – Perëndim , duke kërkuar edhe avancim në Ligën e Parë. Ndërkohë këtë sezon arritën edhe deri në çerekfinal të Kupës, që është një ndër sukseset më të mëdha të këtij klubi.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments