Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në konferencën e sotme për shtyp falënderoi qytetarët për respektimin e masave kufizuese.
Ai tha se ka pasur disa lëshime, por situata asnjëherë nuk ka dalë prej kontrolli, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Të nderuar qytetarë, dua t’ju falënderoi për vetëdijen e lartë dhe për respektimin e masave kufizuese. Me këtë ju ishit dora e djathtë e punonjësve shëndetësorë. Kishte disa lëshime dhe kritika ndaj nesh në raport me zbatimin e masave, por dua të them se ky rrezik ishte i panjohur. Nuk ishte e lehtë as për Qeverinë, as për qytetarët të t’i ndërrojnë shprehtë e tyre”, tha Osmani.
Zëvendëskryeministri ta se shkak të disa lëshimeve në asnjë moment nuk doli situata nga kontrolli.
“Vendimet e sotme nuk janë ad hoc vendime, por janë pjesë e një strategjie”, tha Osmani.