Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniBujar Osmani: 15 raste në Tetovë janë shenjë se ende duhet kujdes

Bujar Osmani: 15 raste në Tetovë janë shenjë se ende duhet kujdes

“15 teste pozitive të reja sot në Tetovë, prej të cilave 11 janë raste të reja dhe kjo është shenjë se më e keqja ende nuk ka kaluar sa i takon pandemisë, dhe se ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm. Prandaj sot u mblodhëm në një takim dhe koordinim të jashtëzakonshëm me Zëvendësministrin e Shëndetësisë, me Drejtorin e Institutit për Shëndet Publik dhe Drejtorin e Klinikës të Tetovës, për të bërë një diagnozë, një prerje të asaj se si është gjendja me pandeminë këtu në Tetovë dhe në rajonin e Tetovës, dhe cilat duhet të jenë masat shtesë që eventualisht duhet të merren në të ardhmen”, deklaroi Bujar Osmani, zv/ kryeministër për çështje evropiane.

Ai gjatë vizitës së tij në Tetovë, porositi për kujdes më të madh.

“Në përgjithësi folëm se situata është nën kontroll mirëpo ka disa dobësi në disa pika të zinxhirit të kujdesit, duke filluar një herë nga nevoja për kujdes më të madh nga qytetarët në respektimin dhe mënyrën e mbajtjes së mjeteve mbrojtëse, në ruajtjen e distancës fizike dhe higjienës personale, por gjithashtu edhe në komunikimin me mjekët amë, rolin e mjekëve amë në identifikimin e hershëm, rolin e ndihmës së shpejtë, dhe pastaj të gjitha aspekteve të tjera për të cilat sot bëmë një plan të ri, të cilin do ta prezantojmë në Shtabin Qendror. Unë mendoj që tani është koha kur duhet një kujdes edhe më i madh nga njerëzit, për shkak se fakti që po kthehet pandemia gjithandej në vend dhe në bazë të gjitha parametrave, mund rrejshëm të na jep një vetëbesim, i cili pastaj mund të na rikthen në një situatë të re”, tha Osmani, sipas të cilit është më se e nevojshme që qytetarët tu përmbahen rekomandimeve të Qeverisë dhe të respektojnë masat e kujdesit.

“Prandaj në kushte të këtilla, në kushte kur kemi një situatë në Tetovë të kemi brenda një dite 11 raste, të reja kjo kërkon që qytetarët edhe një herë të jenë të vëmendshëm në implementimin e të gjitha rekomandimeve individuale që i kanë, por edhe ne, të bëjmë gjithçka që është e nevojshme që sistemi të jetë funksional për ti identifikuar të gjitha klasterët dhe për të ndërmarr masat e nevojshme për ti shëruar ata. Mendoj që spitali kishte të gjitha kushtet e nevojshme që eventualisht të trajton gjithçka që është e nevojshme. Qendra për Shëndet Publik po bën punën e vetë, ndërsa ne do të duhet të vazhdojmë të jemi të koordinuar me qëllim që ta parandalojmë më të keqen”, u shpreh Osmani.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!