Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiProkuroria e Strugës hap hetimet për liturgjinë fetare gjatë pandemisë

Prokuroria e Strugës hap hetimet për liturgjinë fetare gjatë pandemisë

Prokuroria Themelore Publike në Strugë ka nisur hetimet pas publikimit të video incizimeve dhe fotove në rrjetet sociale, në lidhje me praninë masive të qytetarëve në liturgji fetare të mbajtur në 7 maj 2020 në Strugë, me rastin e festës fetare Shën Gjergji.

Prokuroria do të hetojë shkeljen e rregullave gjatë pandemisë, rregulla të cilat janë miratuara me dekret nga qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për të vërtetuar faktet në lidhje me rastin, Prokuroria e Strugës ka dorëzuar kërkesë deri tek Ministria e Brendshme në Strugë për të kontrolluar ngjarjen dhe për të identifikuar autorët e mundshëm të veprës penale.

Në të njëjtën kohë, Prokuroria kërkon të identifikohen dhe të merren në pyetje organizatorët e liturgjisë, për të vërtetuar nëse kanë pasur leje për një organizim të tillë në kohën kur vendi po përballet me pandeminë e shkaktuar nga Covid-19.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!