Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiBDI dënon ashpër ngjarjen në Strugë dhe kërkon përgjegjësi

BDI dënon ashpër ngjarjen në Strugë dhe kërkon përgjegjësi

Bashkimi Demokratik për Integrim dënon ashpër tubimin e qytetarëve në Strugë që paraqet thyerje të vrazhdtë të të gjitha masave dhe rekomandimeve për mbrojtje të shëndetit publik nga ana e organizatorëve dhe pjesëmarrësve.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson që beteja me CoVid – 19 fitohet vetëm me përpjekje të përbashkëta të sinqerta dhe joselektive nga ana e të gjithë qytetarëve dhe të gjitha institucioneve në vend, prandaj kërkon përgjegjësi nga personat dhe institucionet që kanë organizuar dhe lejuar një manifestim të tillë masovik në kohë pandemie dhe kufizimesh.

Gjendja e jashtëzakontë nuk nënkupton mosrespektim ligjesh jo vetëm nga qytetarët, por edhe nga institucionet dhe përgjegjësit e institucioneve të vendit, prandaj kërkojmë zbatim të përpiktë të ligjeve në vend për të gjithë dhe jo dënime selektive me paragjykime të cfarëdo lloji.

Apelojmë deri tek qytetarët, por edhe institucionet, që bashkarisht t’ju përmbahemi masave dhe rekomandimeve për të mbrojtur shëndetin publik në të mirën e gjithë shoqërisë dhe që sa më parë ta tejkalojmë gjendjen e jashtëzakontë dhe ti kthehemi normalitetit me pasoja sa më të vogla.

Me respekt,
Bashkimi Demokratik për Integrim

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments