Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTAV Maqedoni përgatitet për hapjen e aeroporteve

TAV Maqedoni përgatitet për hapjen e aeroporteve

TAV Maqedoni përgatitet për hapjen e aeroporteve në shtet, në pritje të datës së saktë dhe vendimit të institucioneve kompetente, të cilat nga ana tjetër janë në koordinim me autoritetet ndërkombëtare ajrore ku në rrjedhë janë aktivitete për gjetjen e zgjidhjeve më përkatëse të unifikuara për zhvillimin e transportit ajror të udhëtarëve. Informacion zyrtar nga Qeveria dhe trupat kompetente ajrore dhe aviokompanitë që të mund t’i konfirmojnë rutat e tyre të planifikuara nga Shkupi dhe nga Ohri.

Destinacionet dhe frekuencat e fluturimeve sivjet, do të varen edhe nga organizimi i brendshm dhe vendimet e aviokompanive, meqë edhe ato, si pjesë e aviobiznesit janë dukshëm të prekura nga kriza me virusin Kovid-19. Edhe pas rihapjes së aeroporteve, aviokomunikacioni do të ulet dukshëm në raport me nivelet nga vitet paraprake, meqë, njerëzit, para së gjithash, do të kenë frikë të udhëtojnë me aeroplanë, si rezultat i frikës nga përhapja e sërishme e sëmundjes. Duke marrë parasysh recesionin që pritet, që do të ndikojë në standardin e njerëzve, do të nevojitet më shumë kohë që tregu u aviacionit të kthehet në ndonjërin prej niveleve paraprake të rritjes. Vetëm në mars, pas mbylljes së dy aeroporteve, koncesionerët kanë regjistruar ulje të numrit të udhëtarëve për 55 për qind, krahasuar me muajin mars të vitit të kaluar.

– Po, ne përgatitemi për rihapjen e dy aeroporteve, Aeroportit Ndërkombëtar Shkup dhe Aeroportin Sh. Apostulli Pali Ohër, përkundër faktit që në këtë moment ende nuk e dimë datën e saktë, meqë presim informacion zyrtar nga Qeveria. Siç e dinë, gjendja e jashtëzakonshme zgjatë deri më 16 maj, por në këtë moment nuk e dimë nëse edhe kufijtë dhe aeroportet do të hapen menjëherë pas kësaj periudhe. Ne jemi të gatshëm dhe shpresojmë për fillimin sa më të shpejtë të punës. Menjëherë pasi që marrim informacion zyrtar, do ta informojmë opinionin, udhëtarët, duke shpërndarë të gjitha informacionet e rëndësishme me ta, lidhur me udhëtimet e ardhshme, deklaroi për MIA-n Alper Ersoj, drejtor i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Lidhur me atë se si do të zhvillohet normalizimi i aviokomunikacionit, respektimi i masave për parandalimin e virusit dhe çfarë do të thotë kjo për udhëtarët, Ersoji shprehet se TAV Maqedoni i ndjekë përvojat ndërkombëtare, rekomandimet dhe udhëzimet për kthimin e operacioneve të aeroportit pas KOVID-19, si dhe rregullave kombëtare në aviacionin civil dhe se do t’i implementojë në pjesën e kompetencave të saj.

– Në përputhje me masat momentale në aeroportet që ende janë të mbyllura dhe diskutimeve të ekspertëve – masat higjienike që tashmë i aplikojmë do të jenë të intensifikuara, ndërsa masa të distancimit social do të implementohen gjatë gjithë procesit të udhëtimit të një udhëtari, shprehet Ersoji.

Në dy aeroportet e Maqedonisë, Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe Aeroporti Shën Apostulli Pali Ohër, TAV Maqedoni shënoi rritje të vazhdueshme dyshifrore të numrit të udhëtarëve në 10 vitet e fundit. Aviokomunikacioni ishte në rritje e sipër, deri në mbylljen e dy aeroporteve në mars të këtij viti, në përputhje me Vendimin e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit korona.

– Përkundër gjendjes jashtëzakonisht të vështirë në të cilën u hasëm përnjëherë, që praktikisht do të thoshte ndalje të të ardhurave tona, mundohemi ta që mirëmbajmë biznesin dhe t’i ruajmë të gjitha vendet e punës. Pjesa më e madhe e të punësuarve tanë, detyrat e të cilëve janë të natyrës administrative, punojnë nga shtëpia, ndërsa vetëm një numër i caktuar i kolegëve, me pozicione operative, të cilët është e domosdoshme të jenë në vendin e punës në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, për t’i shërbyer fluturimet-kargo dhe fluturimet humanitare për kthimin e qytetarëve të Maqedonisë në vend, shkojnë në punë në ndërrime. Shpresojmë se së shpejti udhëtimet me aeroplan do të jenë të mundshme, situata do të normalizohet ngadalë dhe të gjithë do të kthehemi në vendet e punës në zyrat tona, bën të ditur drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni.

Në biznesin e aeroporteve orari veror i fluturimit fillon në fund të marsit dhe përfundon në tetor, kështu që, sqaron Ersoji, momentalisht jemi në të a.q. sezon veror të fluturimit. Orari i rregullt i fluturimeve, për sezonin veror 2020, që ishte planifikuar, filloi të ndryshojë shpejtë, siç përfshiu kriza me virusin korona. Aviokompanitë nga dita në ditë, nga ora në orë, zvogëlon numrin e fluturimeve ose nga ana tjetër anulon fluturime drejt destinacioneve të caktuara, varësisht nga ajo që ndodhte në ato shtete, lidhur me krizën e virusit korona, ndërsa në fund Qeveria i mbylli aeroportet.

– Tani, meqë aeroportet janë të mbyllura për fluturime të udhëtarëve, aviokompanitë presin informacion zyrtar nga Qeveria dhe trupat kompetente të aviacionit, që të mund t’i konfirmojnë rutat e tyre të planifikuara nga Shkupi dhe nga Ohri. Kuptohet, destinacionet dhe frekuencat e fluturimeve sivjet, do të varen edhe nga organizimi i brendshëm dhe vendimet e aviokompanive, meqë edhe ato, si pjesë e aviobiznesit janë dukshëm të prekura nga kjo krizë. Menjëherë sapo të marrim informacion për rihapjen e aeroporteve dhe për ndryshimet në orarin e fluturimeve, do t’i publikojmë në opinion, deklaroi Ersoji.

Duke marrë parasysh faktin se jemi të vetëdijshëm se komunikimi me kohë është jashtëzakonisht i rëndësishëm në kushte të pandemisë botërore, shton ai, që nga fillimi i krizës, mundohemi që vazhdimisht dhe me kohë t’i informojmë udhëtarët për të gjitha ndryshimet në orarin e rregullt të fluturimit, përmes kanaleve tona të komunikimit, duke filluar prej mediave, rrjeteve sociale, ueb-faqen tonë, meilin për marrëdhënie me klientë dhe çet-kanalet për pyetje prej udhëtarëve. Pikërisht me informimin me kohë, mundohemi të neutralizojmë ndjenjën e pakëndshmërisë dhe të tregojmë eupati ndaj udhëtarëve tanë, meqë e kuptojmë brengosjen e tyre.

Sipas Ersojit, edhe pas rihapjes së aeroporteve, aviokomunikacioni do të zvogëlohet dukshëm në raport me nivelet e viteve paraprake, meqë, siç bën të ditur, njerëzit, para së gjithash, do të kenë frikë të udhëtojnë me aeroplanë, si rezultat i frikës nga përhapja e sërishme e sëmundjes.

– Kështu, efektet nga kriza e virusit korona në aviokomunikacionin do të vazhdojnë të ndjehen deri në fund të vitit. Shpresojmë se sapo të fillojnë fluturimet, me higjienë dhe kujdes të rritur nga të gjithë ne, si dhe respektim të masave për pajisje personale mbrojtëse, besimi në aviokomunikacionin si llojin më të sigurt të transportit, me kalimin e kohës do të kthehet. Megjithatë, duke marrë parasysh recesionin që pritet, që do të ndikojë në standardin e njerëzve, do të nevojitet më shumë kohë që tregu i aviacionit të kthehet në ndonjërin prej niveleve paraprake të rritjes, vlerëson Ersoji.

Nga Agjencia për aviacion civil për MIA-n shprehen se i informojnë rregullisht dhe këshillojnë institucionet tona kombëtare për standardet ndërkombëtare dhe praktikat e rekomanduara në fushën e politikave të aviacionit dhe në këtë mënyrë ndihmojnë në marrjen e masave efikase dhe me kohë.

– Agjencia për Aviacion Civil (AAC) i ndjekë të gjitha standardet, rekomandimet dhe praktikat pozitive që vijnë nga organizatat relevante ndërkombëtare të aviacionit, siç janë Eurocontrol, ICAO, ECAC dhe ЕАЅА. Bashkë me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve, AAC-ja merr pjesë rregullisht në të gjitha videkonferencat dhe takimet e telekonferencave që i organizojnë këto organizata, ku përfaqësuesit e autoriteteve të aviacionit nga të gjitha shtetet evropiane tentojnë të gjejnë zgjidhje të përbashkëta të unifikuara. Si rezultat, AAC-ja i informon dhe këshillon rregullisht institucionet tona kombëtare për standardet ndërkombëtare dhe praktikat e rekomanduara në fushën e politikave të aviacionit dhe në këtë mënyrë ndihmon në marrjen e masave efikase dhe me kohë, deklaroi për MIA-n Tomisllav Tuntev, drejtor i AAC-së.

Rregullat, rekomandimet dhe masat që kanë të bëjnë me kushtet për zhvillimin e komunikacionit ndërkombëtar për udhëtarë në aeroportet e Maqedonisë i përcakton Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, gjegjësisht Qeveria. Detyra e AAC-së është të ushtrojë mbikëqyrje të vazhdueshme të operatorit të aeroportit dhe aviotransportuesve lidhur me atë nëse dhe si zbatohen ato masa.

– Pasi të miratohen masa të reja për mbrojtje nga virusi korona lidhur me zhvillimin e komunikacionin ndërkombëtar ajror për udhëtarë, AAC-ja do të kujdeset për implementimin e plotë të tyre nga subjektet në avioindustrinë, sqaron Tuntevi.

Me vendim të Qeverisë si masë për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid 19 nga 15 marsi në mesnatë është mbyllur aeroporti Shën Apostulli Pali në Ohër, ndërsa nga 18 marsi në mesnatë edhe Aeroporti Ndërkombëtar Shkup.

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në fillim të këtij muaji u bëri thirrje qytetarëve që të përmbahen nga rezervimet dhe blerjet e aviobiletave duke marrë parasysh se vendimi ppër mbylljen e aeroporteve në Shkup dhe në Oëhrë është ende në fuqi.

– Duke marrë parasysh gjendjen e krijuar me virusin Kovid-19, në këtë moment nuk mund të parashikohet se kur sërish do të vendoset dhe normalizohet komunikacioni ajror për transportin e udhëtarëve, njoftoi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, duke bërë thirrje që qytetarët të mos u ekspozohen shpenzimeve plotësuese me rezervime të biletave të aeroplanit, përderisa institucionet kompetente nuk informojnë se udhëtimet do të mund të zhvillohet në mënyrë të papenguar.

Aviokompania me buxhet të ulët Viz Er, e cila deri para vendosjes së masave shërbente më shumë aviokompani nga dhe drejt shtetit, prej 1 majit vendosi masa plotësuese për higjienë. Me to parashikohet që ekuipazhi dhe udhëtarët të mbajnë masa mbrojtëse, të mbahet distancë fizike para çekimit, si dhe gjatë hyrjes dhe daljes nga aeroplani, e në disa fluturime ku do të ketë mundësi të sigurohet edhe distancë mes ulëseve të udhëtarëve.

Në dy muajt e parë të këtij viti janë regjistruar 350.708 udhëtarë në Aeroportin Ndërkombëtar Shkup dhe Aeroportin Sh. Apostulli Pali Ohër, me ç’rast rritja ishte 15 për qind në nivel vjetor, ndërsa numri i fluturimeve në periudhën e njëjtë kohore, janar-shkurt ishte 2.907, me 16 për qind rritje vjetore. Në mars, pas mbylljes së dy aeroporteve, siç informon Ersoji, kanë pasur 79.479 udhëtarë, që paraqet ulje prej 55 për qind, krahasuar me muajin mars të vitit 2019, kur vetëm në nivel mujor kanë pasur 175.599 udhëtarë. Në tre muajt e parë të këtij viti, periudha janar-mars, në dy aeroportet e Maqedonisë ka pasur gjithsej 430.187 udhëtarë, gjegjësisht ulje prej 11 për qind në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2019, kur janë regjistruar 480.845 udhëtarë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!