Ironia e një Subjekti Politik
Edhe pse pyetjet i bëni me ironi, ne përsëri do japim përgjigje me seriozitet dhe sinqeritet ashtu siç i ka hije një insitucioni serioz (që vetëm serioz në kohën kur keni menaxhuar JU nuk ka qënë).
I nderuar z.Imer Imeri , vërtetë me vjen keq personalisht për ty që bëhesh viktimë e një partie e cila Light Motivin e saj të qeverisjes e ka pasur VJEDHJEN dhe vetëm VJEDHJEN. E gjithë kjo në kurriz të të punësuarëve të Ndërmarrjeve komunale (qoftë N.P Komunalja apo qoftë N.P.N Proaqua).
Po si njëherë nuk reaguat atëherë kur të punësuarit e këtyre ndërmarrjeve ishin në minus mbi 10 rroga?!
Po si njëherë nuk patët guximin t’i drejtoheni Kryetarit tuaj të dikurshëm (që vetëm kryetar nuk ishte), apo drejtorëve tuaj (që vetem drejtorë nuk ishin) se si menaxhonin me këto institucione, atëherë kur tenderimet dhe ndarja e profitit të këtyre ndërmarrjeve shkonte nëpër xhepat personale të dikujtë nga partia simpatike e juaj!
Po si njëherë nuk reaguat atëherër kur harxhonit aq shumë Naftë saqë kur ta mendosh se sa naftë keni harxhuar, del hesapi se mund të lanit rrugët e qytetit për çdo mëngjes me naftën që keni “harxhuar”, e ne shumë mirë e dim se çfar ndodhte në të vërtetë!
Po si njëherë nuk na uruat dhe nuk patët guximin të na komplimetonit momentin kur arritën të kthenim të gjitha rrogat e prapambetura tek të gjithë të punësuarit e N.P.N Proqua (tani N.P Ujësjellës dhe Kanalizim)!
Po si njëherë nuk patët guximin të na komplimentonit për të gjitha projektet serioze (që ju as që i kishit ënderruar se ne do i realizojmë) që ne si ndërmarrje i kemi realizuar apo jemi duke realizuar!
I nderur z.Imer Imeri, të nderuar përfaqësues të ASH, ju kisha lutur që të mos merakoseni fare për çështjen e rrogave të të punësuarëve të ndermarrjeve që ne po i menaxhojmë , sepse nëse ka ndonjë problem të caktuar lidhur me rrogat dhe pagesat e të punësuarëve, me besoni që do jenë pikërisht ata, të punësuarit e Ndërmarrjeve publike të cilët do reagojnë të parët (Besoj e mbani mend kur ata protestonin në “kohën tuaj” për pagat e prapambetura dhe ju rrinit këmbëkryq, e sa për informacion atëherë nuk kishte COVID-19), e kur të punësuarit e këtyre ndërmarrjeve të ngrejnë zërin për ndonjë padrejtësi, atëherë ju kisha këshilluar të dilnit dhe të flisnit (mundësisht me maskë) në Televizion apo ku ta ndjeni ju të aryeshme.
Ju siguroj një gje, transparenca dhe puna e sinqert janë dhe do ngelen motoja dhe light motivi im për çdo veprim dhe çdo hap që ndërmarr.
Ohh, se mos harroj, ja për fund urdhero një link të një videoje që do ju rikujtoj disa momente interesante nga menaxhimi juaj “I suksesshëm”.
p.s: Ju kërkoj ndjesë nëse gjatë përgjigjes sime përdora ca ironi edhe unë, por në fund të fundit përgjigjja është në proporcion të barabartë në raport me pyetjet ironike që ju po parashtroni!
Me respekt,
Doc.Dr. Jeton Shaqiri.