Ka ndëruar jetë moderatori Dragan Vuçiq, i cili ditëve të fundit ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, i hospitalizuar në Klinikën Infektive. Ai ka qenë i infektuar nga korona virusi dhe madje në gjendje të rëndë, ku për disa ditë ka qenë i vendosur në respirator.
Vuçiq është i lindur në vitin 1955 në Shkup, ndërsa ka punuar si kompozitor, këngëtar dhe moderator.
Ai ishte kompozitor i shumë pop hiteve maqedonase sikur: “Свирете ја Зајди Зајди„, „Ангели ме носат„ ndërsa në vitin 2005 e kompozoi këngën “Make my Day”, këngë e cila e prezantoi Maqedoninë në Eurovision.
Ai është i njohur në opiniion edhe për kuize dhe emisione të ndryshme televizive./Zhurnal