Gjatë natës së kaluar sipas statistikave të MPB-së në periudhën mes 03/04.05 lidhur me ndalimin e qarkullimit të lirë është evidentuar se në gjithë shtetin 55 persona nuk e kanë respektuar masën për kufizim të lëvizjes, me ç’rastë 45 janë arrestuar, ndërsa për të tjerët do të ngriten padi adekuate.
Gjithashtu sipas statistikave të MPB-së 63 personave u janë dhënë vendime për izolim, derisa 11 të tjerë kanë firmosur vendim për vetizolim.
Nga ana e zyrtarëve policorë gjatë kontrollit të personave që gjenden në izolim dhe vetizolim, është konstatuar se 8 persona nuk kanë respektuar masën për izolim.