Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderA është gjynah që s’e agjëroj Ramazanin pasi punoj 12 orë në...

A është gjynah që s’e agjëroj Ramazanin pasi punoj 12 orë në ditë?

Pyetje:
Unë jam murator, po gjatë muajit të Ramazanit punoj prej orës 7 në mëngjes
deri në orën 7 në mbrëmje. Kam dëshirë që ta agjëroj Ramazanin, por nuk
mundem. A është gjynah?

Përgjigje:
Pa dyshim se agjërimi është obligim për muslimanin e rritur, të shëndoshë psikikisht dhe fizikisht, dhe nuk lejohet që të mos agjërojë, përveç i sëmuri dhe ai që është në udhëtim. Njeriu që punon punë të rëndë, lirohet nga agjërimi vetëm kur sëmuret në punë dhe e merr tretmanin e të sëmurit, e assesi të ushqehet për t’u forcuar për punë. Puna e vështirë nuk e arsyeton mos-agjërimin. Muslimanët që punojnë punë të rënda kanë disa mundësi që të shpëtojnë nga mos-agjërimi paraprakisht. Ata ose duhet që të punojnë natën ose t’i zgjedhin periudhat gjatë ditës kur ju vjen më lehtë të punojnë dhe të agjërojnë. Pastaj mund ta marrin pushimin vjetor gjatë Ramazanit dhe të agjërojnë. Nëse nuk kanë mundësi ta marrin pushimin vjetor, atëherë le të marrin pushim pa pagesë. E nëse nuk munden edhe këtë, atëherë le të hulumtojnë punë tjetër më të lehtë, e jo të shikojnë mundësi që t’i ikin agjërimit. Allahu thotë: “Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i jap risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë.” (Et-Talak, 2 dhe 3)Puna ku punoni ka të bëjë me nevojat e kësaj bote, kurse agjërimi i Ramazanit ka të bëjë me Dynjanë dhe Ahiretin dhe nuk logjikohet të braktiset puna e Ahiretit për interesa të Dynjasë. Allahu thotë: “Kush mërgon për çështjen e Allahut, ai gjen shumë vendbanime dhe begati në tokë. Kush lë shtëpinë e vet, duke u shpërngulur për tek Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe ndodh që t’i vijë vdekja, Allahu me siguri do ta shpërblejë. Se Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.” (En-Nisa’, 100) Allahu po ashtu thotë:“Thuaj: “O robër besimtarë (të Allahut), frikësojuni Zotit tuaj! Ata që bëjnë mirë në këtë jetë, do të kenë të mira. Toka e Allahut është e gjerë. Vetëm ata që janë të durueshëm, do të shpërblehen pa masë”. (Ez-Zumer, 10) Sa e sa njerëz, sapo janë kthyer nga “pushimet” ku i shpenzuan pasuritë dhe ditët e tyre të lira në gjëra që ta humbin edhe Dynjanë e mos të flasim për Ahiretin, dhe tash mundohen të gjejnë arsyetime për të mos e agjëruar Ramazanin kinse puna është e vështirë. Tash thonë se nuk jetohet pa punuar dhe nuk punohet duke agjëruar. Nëse kjo qëndron ashtu, atëherë ka qenë dashtë që të hollat që u shpenzuan për gjëra të kota të ruhen për këtë muaj dhe të marrin pushimin pa pagesë. Ramazani nuk erdhi befasi, e as vështirësia e punës nuk u njoh tani. Besimtari i drejtë ka mundur që t’i koordinojë gjërat qysh më herët dhe të akomodohet në Ramazan. Andaj kujdes, vëllezër muslimanë, nga intrigat e shejtanit dhe dijeni se Allahu nuk mashtrohet.Allahu e di më së miri!

Muhamed Dërmaku

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!