Këngëtarët e mirënjohur strugan Ylli Ismaili dhe Bajram Ismaili, shumë të suksesshëm në skenën muzikore shqiptare, pas shumë këngëve dhe videoklipeve të realizuara që janë mirëpritur ngrohtë nga publiku shqiptar, artistët strugan vijnë edhe me një këngë të re “Miqësitë në dilemë” e realizuar shkëlqyer edhe me një videoklip ,shkruan Struga Ekspres.
Artistët nga Struga falenderojnë kompaninë “SALIU AG” për sponsorizimin e këtij videoklipit të ri si dhe disa videoklipeve të realizuara më parë.Ata shprehen shumë mirënjohës ndaj kësaj kompanie “SALIU AG” për mbêshtetjen e pa kursyer kur bëhet fjalë në projektet e tyre muzikore shqiptare.
Teksti,muzika,orkestrimi dhe videoklipi i kësaj kënge u realizua shkëlqyer nga kantautori i njohur strugan,Vullnet Ibraimi!
Ylli dhe Bajram Ismali edhe pse jetojnë në mërgim, në shtetin zviceran ata me shumë dsshuri dhe mall i kanë kënduar gjithmonë Strugës,vendlindjes sê tyre të paharruar.
Kêngët e bukura të artistëve strugan do të mbahen mend gjatë për interpretimin dhe vlerên e tyre artistike që do ti rezistojnê kohês gjithmonë!(Struga Ekspres)