Në Klinikën e Gjinekologjisë dhe Akusherisë gjatë natës së djeshme është pranuar një grua shtatzënë 37 vjeçe nga Ohri, e cila fatkeqësisht gjatë pranimit vetëm se kishte humbur foshnjën(fetusin).
Për shkak të gjendjes febrile mjekët fillimisht kanë marrë material për testim me Covid-19 ndërsa rezultatet pritet të dalin gjatë ditës së sotshme. Pas intervenimit të duhur të mjekësve pacientja ka pasur përkeqësim të gjendjes shëndetësore dhe rreth orës 22:00 ka ndërruar jetë. Dyshohet se shkak për vdekjen e 37-vjeçares është tromembolia masive.
Bëhet fjalë për paciente me obezitet të lartë e cila 5 muajt e fundit nuk ka lëvizur fare, kurse sipas mjekëve në Ohër pacientja nuk i ka kryer me rregull kontrollet gjinekologjike.