Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionDurim dhe Burim Zhuta, babë e bir nga Veleshta e Strugës, humanist...

Durim dhe Burim Zhuta, babë e bir nga Veleshta e Strugës, humanist të shquar në Amerikë (FOTO)

BABË E BIR HUMANISTË TË SHQUAR

Kur pandemia kaploi tërë botën dhe korona virusi po bën kërdi, dy aktivistëve para 12 ditësh, iu lindi ideja të ndihmonin, të ndihmonin ato dhe ata të cilët janë në vijën e parë të frontit e që luftojnë me çdo mjet armikun e padukshëm covid 19. Në vijën e parë të frontit të luftës sot janë doktoreshat, doktorët, infermieret, infermierët, policet e policët, zjarrfikësit etj. E cilët janë këta dy aktivistë? E këta dy humanistë janë babë e bir Durim e Burim Zuta. Nuk thonë kot: dardha ndër dardhë bie! Domosdo djali do t’ i ngjajë babait, do të ndjekë rrugën e tij. E ky fisnik është Durim Zhuta i cili ecën me hapa të sigurta gjurmëve të babait të tij Burim Zhutës.
Këta dy fisnikë ka gati dy javë që nuk reshtin së punuari dhe së vepruari: ata një ditë i sheh në një stacion policie, ditën tjetër në një spital, të tretën te Qendra e zjarrfikësve, dhe ditën tjetër përsëri në spitalin tjetër apo stacionin tjetër të policisë duke shpërndarë maska, mjete të domosdoshme dezifektuese dhe ushqime e të gjitha këto i bëjnë me mjetet e tyre financiare.
Me këtë rast ata njëkohësisht ndihmojnë edhe bizneset tjerë. Burim e Durim Zhuta humanizmin e tyre që kanë në shpirt e kanë dëshmuar dhe e dëshmojnë në vepër, kështu ata para disa muajsh pikërish gjatë muajve nëntor e dhjetor të vitit të kaluar (2019), vigjëluan bashkë me shoqe e shokë, duke grumbulluar ndihma për vëllezërit e tyre në Shqipëri pas tërmetit katastrofik. Ngarkonin e shkarkonin paketat nëpër kamionë pa pushuar. Jo vetëm kaq kompania e tyre e ndërtimit dha kontributin e saj edhe në para.
Humanizmi i Burim dhe Durim Zhutës vazhdon: më 31 mars 2020, ata do të shpërndajnë ushqim në Port Authority of NY dhe NJ.
Këta dy titanikët Burim e Durim Zhuta do të ndalen kur do të zhduket ky virus shfarosës..!
E ç’ të them tjetër!? Amerika ndihmoi shqiptarët në kohë të vështira, e ja, sot dy shqiptarë babë e bir, ndihmojnë Institucionet më vitale të Amerikës. Me këtë rast ju nderuat vetveten në veçanti dhe shqiptarizmin në përgjithësi!
Bexhet Asani

/>

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!