Vijon me ritme të larta bilanci i viktimave dhe i të prekurve me koronavirus në Itali. Numri i viktimave të koronavirusit në vendin fqinj mbërriti në 4.032 brenda katër javësh.
Në konferencën për shtyp të së premten, kreu i Mbrojtjes Civile, Borrelli njoftoi se numri i viktimave në 24 orët e fundit është rritur me 627 duke shkuar në 4032. Gjithashtu janë edhe 4670 të prekur të rinj duke çuar numrin në total 37.860 nga virusi me origjinë nga Kina.
Sistemi i shumë lavdëruar shëndetësor i Italisë është sot në buzë kolapsi, sidomos në veriun e pasur të vendit, ku është dhe përqendrimi më i madh i infektimeve.
Mjekët kinezë që kanë mbërritur dy ditë më parë në Milano për të ndihmuar thanë se masat e marra në Lombardi nuk ishin “të rrepta mjaftueshëm”.