Tuesday, May 13, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeShëndetësiS’do ju vijë kurrë moment më i mirë për të lënë cigaren

S’do ju vijë kurrë moment më i mirë për të lënë cigaren

Duhanpirësit dhe njerëzit që vuajnë nga sëmundjet shoqëruese janë më të rrezikuar nga simptomat e përkeqësuara të Covid-19.

Sëmundja, që ka marrë më shumë se shtatë mijë jetë njerëzish në gjithë botën, shkakton inflamim të mushkërive që përshkallëzohet në pneumoni. Në disa raste, gjendja shëndetësore përkeqësohet dhe nevojitet frymëmarrje e drejtuar.

Që në raportimet e para u bë me dije se duhanpirësit kanë më shumë gjasa të marrin infeksione të kësaj natyre. Në Shqipëri, 50% e burrave dhe 7% e grave janë duhanpirëse, sipas të dhënave të 2019-s.

Kjo periudhë, ku të gjithë jemi izoluar në shtëpi, qarkullimi është i limituar dhe marketet janë hapur vetëm për pak orë gjatë ditës, është momenti ideal për të hequr dorë nga vesi. E para, keni një motivim ekstra. Dhe e dyta, është më e thjeshtë në rast se ua keni të mbajtur të fshehtë personave me të cilët jetoni.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments