Sot për herë të parë në Maqedoni nuk u falë namazi i Xhumasë, për shkak të epidemisë së Koronavirusit. Vendimin e ka sjellur të hënën Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut, në krye me kryetarin e saj, Sulejman Rexhepi.
Në një paraqitje para mediave, Rexhepi ka bërë të ditur se deri sa zgjat pandemia nuk do të falen namaze me xhemat nëpër xhami dhe se as xhumaja nuk do të falet.
Rexhepi sqaroi se namazi i Xhumasë falet vetëm me xhemat, e kur nuk ka kushte për diçka të tillë, kompenzohet duke e falur në shtëpi namazin e drekës.
Me përgjegjësi të plotë morale dhe fetare garantojmë se me faljen e namazit të drekës në shtëpi, kompenzohet namazi i Xhumasë, ka theksuar Rexhepi.