Personave të moshuar në një kanton në Zvicër prej sot u lejohet të dalin nga shtëpitë e tyre vetëm dy orë edhe atë për shkak të shëtitjes në ajër të pastër, ndërsa do të sigurohen nga policia.
Vendimi është marrë pasi pjesëtarët e popullatës më të ndjeshme nuk i kanë respektuar rekomandimet për përkufizim të lëvizjes për shkak të mbrojtjes personale nga epidemia.
Autoritetet zvicerane bënë të ditur se personat më të moshuar nuk u janë përmbajtur masave parandaluese kundër Kovid-19.
Në Zvicër janë regjistruar 4.222 persona të infektuar me koronavirusin e ri, prej të cilëve 43 kanë vdekur.