Një person nga Ohri i testuar për “Kovid 19” ka rezultuar pozitiv. Ky është rasti i parë i një personi me “Korona Virus” në Ohër. Informacioni që autoritetet nuk e kanë konfirmuar ende publikisht për “Shkupi.mk” konfirmohet nga burime në Ministrinë e Shëndetësisë. Personi është i moshës së mesme dhe i izoluar,përcjell.Struga Ekspres.
Personi u kthye në Ohër nga Italia dhe ishte në izolim. Nesër do të testohen disa persona që kishin kontakte me personin që rezultoi pozitiv (i infektuar) me “Covid 19”.
(Struga Ekspres)