Monday, May 5, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaKoronavirusi/ Numri i të infektuarve në Austri kalon mbi 2 mijë persona

Koronavirusi/ Numri i të infektuarve në Austri kalon mbi 2 mijë persona

Tiroli deri më tash është landi më i prekur me 464 raste për të vazhduar me Austrinë e Epërme me 371 raste

Numri i njerëzve të infektuar nga virusi “Korona” në Austri ka kaluar mbi 2 mijë, shkruajnë mediat austriake, transmeton albinfo.ch dhe Struga Ekspres.

Deri në orën 14.30 të ditës së enjte, sipas Ministrisë së Shëndetësisë numri i të infektuarve ishte 2.053 persona.

Tiroli deri më tash është vendi më i prekur me 464 raste për të vazhduar me Austrinë e Epërme me 371 raste, shkruan albinfo.ch.

Në Vjenë  janë raportuar për 234 pacientë të infektuar. Qarku(Bezirku) më i prekur në Vjenë është Florisdorf dhe Donaustadt me nga 20 persona të infektuar, ndërsa më së paku ka në Asergrund dhe Neubau nga 4 persona të infektuar.

Ndërkohë masat qeveritare po ndryshojnë thuajse çdo orë. Më herët u bë e ditur se janë ndaluar edhe parqet dhe këndet e lojërave, por megjithatë Ministri i Shëndetësisë ka kërkuar që këto të mbesin të hapura deri në një vendim tjetër të qeverisë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments