Ka shkuar në 36 numri i të vdekurve për shkak të koronavirusit në Zvicër
Në orët e fundit në Zvicër janë shënuar tre viktima të reja. Ndërkohë të infektuar brenda një ditë janë 824, përcjell albinfo.ch.
Kështu numri total i të infektuarve në Zvicër ka shkuar në 3939.
Për sa i përket rasteve të shëruara në Zvicër sipas medieve zvicerane janë 15 persona që kanë fituar betejën me CoVid-19.
Tashmë Evropa është kthyer në epiqendrën e koroanvirusit.
Nëse më parë ishte Kina, tashmë ky shtet brenda 24 orëve të fundit ka shënuar vetëm 34 persona të infektuar një numër tepër i vogël në krahasim me shtet e tjera që tashmë po përballen me kulimin e virusit.