RËNDËSIA E NGJARJES KRITIKE DHE NDIKIMI EKONOMIK
Ngjarja kritike në Maqedoni dhe më gjërë me COVID-19 (Virusin Corona), ka shkaktuar një ulje të konsiderueshme të aktivitetit ekonomik dhe rritjen e papunësisë në vend në varësi të kohëzgjatjes. Pasojat për kompani të caktuara do të jenë serioze, d.m.th. ata do të përballen me humbje për t’u kthyer në kushtet para krizës. Shumica e kompanive, kanë marrë vendime qe disa punë ti kryejne në shtëpi, me kohë të pjesshme. Maqedonia ka një numër të vogël të personave të infektuar nga virusi, por shteti po merr masa më të forta për të parandaluar zgjerimin, si me mbylljen e institucioneve arsimore, ndalimin e funksionimit të të gjitha ambienteve hotelierike, kafenetë, baret, restorantet, qendrat tregtare, objektet sportive, kinematë, teatrot, mbylljen e vendkalimeve kufitare dhe ndalimin e grupeve më të mëdha të njerëzve. Një nga pyetjet thelbësore që duhet të përgjigjen për të projektuar pasojat është cila do të jetë periudha e “luftës me virusin” dhe periudha gjatë së cilës do të zbatohen masat serioze.
Sipas vlerësimeve të analistëve, nëse kriza zgjat më tëpër se 3 muaj, një numër i konsiderueshëm i kompanive vendore do të detyrohen të ulin stafin, ndërsa për 6 muaj do të bëjnë që shumica e kompanive të mbyllen. Një numër i vogël i kompanive disponojnë kapital për të financuar një biznes pa të ardhura të përshtatshme për më shumë se 6 muaj, dhe ata që e kanë atë do të konsiderojnë mundësinë e kursimit të fondeve për të “rifilluar-ristartuar” biznesin. Aktualisht, kompanitë e klasit botëror tashmë po zvogëlojnë ndjeshëm aktivitetet e tyre ose vendosin aktivitetet e biznesit në qetësim dhe sektorë që nuk janë biznes thelbësor ose nuk janë pjesë e segmenteve kryesore të fitimit të parave. Kompanitë vendore dhe ekonomia deri më tani nuk janë përballur me një krizë të këtij lloji, duke sugjeruar që ata të kërkojnë praktika optimale nga vendet e tjera, më së shpeshti bazuar në praktikat e përmendura. Me ndërrimet e muajit të 2-të, shumica e kompanive do të fillojnë të mendojnë për punonjësit, ndërsa pas muajit të 3-të ekziston një gjasë e lartë për ulje të konsiderueshme të stafit për të kursyer para.
Të parët që do të goditen do të jenë sektorët që kanë komunikim të drejtpërdrejtë (klientë, bashkëpunëtorë dhe partnerë), importi / eksporti i produkteve dhe shërbimeve, transporti si dhe sektori i turizmit. Kriza ekonomike me kohëzgjatje të panjohur është e pashmangshme për ekonominë vendore, sepse partnerë kryesorë tregtarë të Maqedonisë janë vendet e BE-së, posaçërisht Gjermania, ku Maqedonia ka eksportuar afërsisht 47% të eksporteve totale (2017, Burimi: Zyra e Statistikave Shtetërore), Italia ku sëmundja është duke u rritur në madhësi dhe duke prezantuar mbylljen e plotë të territorit dhe vendet e Ballkanit. Një vend si Italia, anëtar i G-7, që mbylli plotësisht territorin dhe ndërpreu të gjithë veprimtarinë ekonomike, sipas disa vlerësimeve, pritet se do të humbasë 8.3 miliardë dollarë nga turizmi për shkak të virusit Corona.
Aspekti pozitiv në Maqedoni është se sektori bankar, sipas B.P, është i gatshëm për të mbështetur sektorin e biznesit me mbështetjen e shtetit, i cili në një afat të shkurtër mund të lehtësojë efektet e vetë krizës. Sidoqoftë, duke analizuar situatën aktuale dhe parashikimet që kriza do të zgjase me teper se një kuartal (3 mujor), normalizimi në një afat të shkurtër nuk do të jetë i mundur dhe përsëri është e nevojshme një strategji për zgjidhje më të thjeshtë.
Autor: Nuhi Sela (Struga Ekspres)