Policia në Shkup po bën kontroll mbi 230 persona që kanë vendime për mbikëqyrje shëndetësore dhe kontroll të 1000 personave të cilët duhet të jenë në vetizolim, ndërsa po bëhen kontrolle të përforcuara nëpër Shkup, për shkak të mbledhjes dhe grupimit të njerëzve. Kështu ka deklaruar ministri Teknik i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev, i cili njoftoi se prej ditës së sotme sektori për punë të brenshme do të jetë i përforcuar me përfaqësues të njësiteve për renditje të shpejtë, me qëllim të kontrollit më efikas të masave të Qeverisë.
Naqe Çulev, Ministër teknik i MPB-së
“Reparti për operacione policore speciale, mbrëmë e ka ndihmuar sektorin për punë të brendshme Shkup, me qëllim kontrollin e grupimit të palejuar të qytetarëve për të cilët kishte informacione se mblidhen në rajone të caktuara si dhe në disa qytete të tjera, ku kishte informacione se nuk respektojnë vendimin e Qeverisë. Gjatë ditës së sotme sektori për punë të brendshme do të jetë të përforcuar me të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme nga njësitet për renditje të shpejtë me qëllim të kontrollit më efikas të masave të Qeveri.
Çulev njoftoi se sektori për punë të brendshme në Veles kontrollon 99 persona në vetizolim, në Tetovë bëhet kontroll mbi 17 persona me vendim për mbikëqyrje shëndetësore dhe 185 me urdhëresë për vetizolim. Në Shtip ka 10 persona me vendime për mbikëqyrje shëndetësore ndërsa 246 me urdhëresë për vetizolim. Në Strumicë, ka 11 persona me vendime për mbikëqyrje shëndetësore, 172 me urdhëresë për vetizolim. Në Manastir ka 32 persona me vendime për mbikëqyrje shëndetësore ndërsa 140 janë me urdhëresa për vetizolim. Në Kumanovë ka 6 persona me vendime për mbikëqyrje shëndetësore, ndërsa 221 me urdhëresë për vetizolim. Në Ohër po bëhet kontroll mbi 82 persona me vendim për mbikëqyrje shëndetësore ndërsa për 205 persona me vendime për vetizolim. Çulev tha se për momentin njësitet speciale po e nxjerrin një grua shtatzënë nga rajoni i krizës, por presin leje nga epidemiologët.
Naqe Çulev, Ministër teknik në MPB
“MPB po i merr masat për të garantuar sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve, fillimisht në pjesën shtetërore ku ka krizë. Reparti për operacione policore speciale i ndërmerr aktivitetet në rajonin e krizës, por i kemi angazhuar edhe në të gjithë shtetin. Ata e rregullojnë qarkullimin në rajonin e krizës në Dibër dhe Qendrën e Zhupës, ndërsa poashtu janë të angazhuar edhe në zbatimin e vendimeve të Qeverisë në të gjithë shtetin“
Çulev theksoi se në Dibër dhe Qendrën e Zhupës, që aktualisht është rajon i vetëm i izoluar, janë lëshuar rreth 60 automjete që kanë dërguar ushqim dhe ilaçe. Ministri i brendshëm u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që të respektojnë masat e Qeverisë, me qëllim pengimin e shpërndarjes së koronavirusi.
Ajnur Bafqari /SHENJA/