Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në konferencën e sotme për shtyp tha se qytetarët nuk duhet të shqetësohen pasi vendi shpalli gjendje të jashtëzakonshme. Deskoska thekson se qeveria në përputhje me Kushtetutën në këtë rast do të miraton urdhëresa me fuqi ligjore dhe se për momentin nuk ka nevojë për kufizim në të drejtat dhe liritë e njeriut. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë masat dhe rekomandimet e qeverisë në mënyrë që qeveria mos të detyrohet të kufizoj të drejtat,përcjell Struga Ekspres nga Alsat M.
“Ne si qeveri jemi angazhuar që kufizimi i të drejtave në momentin kur kemi gjendje të jashtëzakonshme të jetë minimale dhe vetëm kur të ketë nevojë. Sa më shumë që të respektojmë masat dhe rekomandimet aq më shpejtë do ta kalojmë këtë krizë. Apeloj që të respektohen masat në mënyrë që mos të detyrohemi të kufizojmë të drejtat”-tha mes tjerash Deskoska.