Aksidentê me pasojê vdekje.
Një shtetas i Maqedonisë së Veriut i moshës rreth 35 vjeç humbi jetën në një fatkeqësi trafiku që ndodhi në afërsi të rreth rrotullimit në autostradën afër Beogradit, drejt Dobanovcit, kur u ndeshën një automobil dhe një kamion me shoqërim policor.
Në fatkeqësinë e njejtë, që ndodhi mbrëmë, katër persona të tjerë janë lënduar dhe janë përkujdesur nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë. Fatkeqësia është shkaktuar nga kamioni i cili ka lëvizur në karvan, por shkaqet e fatkeqësisë do t’i konstatojë hetimi, kumtuan nga MPB-ja serbe.
Në fatkeqësi kanë marrë pjesë katër automjete nga karvani, mes të cilave edhe një vozitës nga Polonia, për të cilin ekziston dyshimi se e ka shkaktuar fatkeqësinë. Atij i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve.
Përndryshe, kamionët që tranzitojnë nëpër Serbi kanë shoqërim policor, me qëllim që të parandalohet përhapja e koronavirusit dhe ata nuk guxojnë të ndalojnë ku të duan, por vetëm në vendet e parapara për atë dedikim.