Sot rreth orës 13.00, pjesëtarët e policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë- Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar, e kanë privuar nga liria 51- vjeçarin A.A. nga Gostivari, pronar i objektit hotelerik në Gostivar.
Arsyeja që personi A.A. është privuar nga liria, është se në objektin e tij hotelerik në rrugën ,,Goce Dellçev” në Gostivar, i cili ka qenë i hapur në kundërshtim me vendimin dhe paralajmërimet e qeverisë, për menaxhimin me ,,Korona virusin” me ç’rast disa persona kanë qenë të shërbyer me ushqim përbrenda objektit përcjellë T.S
Personi A.A. është mbajtur në Stacionin policorë Gostivar, dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të përgaditent parashtresë adekuate.
Ministria e Punëve të Brendshme edhe një herë apelon deri tek qytetarët, që plotësisht dhe pa kushte, ti respektojnë dhe tu përmbahen vendimeve, paralajmërimeve dhe këshillave të qeverisë, dhe ju paralajmëron se çdo mosrespektim do të sanksionohet në mënyrë adekuate, në bazë të rregullativave ligjore.