Monday, February 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
trim2 ensar-Gold REKLAMO KETU!
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
HomeShqipëri62 vjeçari mbytet në Shëngjin

62 vjeçari mbytet në Shëngjin

Një 62-vjeçar ka gjetur vdekjen këtë të enjte në Lezhë. Bëhet fjalë për një pushues nga Kosova, i cili sipas policisë, rrezikoi të mbytej teksa ndodhej në plazh dhe megjithëse u arrit të nxirrej i gjallë nga uji, fatkeqësisht ndërroi jetë në spital.

“Rreth orës 13:25, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” në Shëngjin, është rrezikuar të mbytet në det shtetasi E.J. 62 vjeç, banues në Kosovë, i cili pasi është nxjerrë nga uji, është transportuar në Spitalin Rajonal Lezhë në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë“, thotë policia në një njoftim për mediat.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje vijojnë./tvklan.al

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments