Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni42% e qytetarëve duan të largohen nga Maqedonia

42% e qytetarëve duan të largohen nga Maqedonia

42 për qind e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut do të largoheshin nga vendi nëse do të pajiseshin me të gjitha dokumentet e nevojshme. Gatishmërinë më të madhe për t’u larguar e kanë treguar të rinjtë dhe ata me arsim më të lartë – universitet, sipas rezultateve të anketës së Gallup International Association, përcjell TV21.

Përqindja e qytetarëve që dëshirojnë të largohen nga vendi është më e lartë se ajo botërore, e cila është 36 për qind. Nëse, nga ana tjetër, shikojmë vendet e rajonit, një gatishmëri të madhe për imigrim mbi mesataren botërore tregojnë të anketuarit nga Bosnja dhe Hercegovina, ku 48 për qind deklaruan se do të shkonin jashtë vendit, në Greqi, ku kjo përqindje është 40, kurse në Kosovë 39 për qind.

Për qindje më të vogël, nën mesataren botërore ka Kroacia, ku 35 për qind e të anketuarve deklaruan se do të emigronin, Bullgaria me 25 dhe Sllovenia me 21 për qind, janë më të ulëta se mesatarja botërore. Anketa nuk është kryer në Serbi dhe Shqipëri.

Nga analiza e rezultateve të hulumtimit rezulton se faktori kryesor motivues për emigracion janë të ardhurat mesatare në vend, pra, sa më të larta të jenë të ardhurat, aq më e ulët është dëshira për t’u larguar dhe anasjelltas.

Gjithsej 54,329 persona u anketuan në nivel global. Në Republikën e Maqedonisë, BRIMA, anëtare e Shoqatës Gallup International, e kreu anketën përmes telefonit (CATI). Janë anketuar 800 persona të moshës 18+, që nga gushti i vitit 2022. Anketa ka marzh gabimi prej + /- 3,5 për qind, me një nivel besimi 95 për qind./tv21.tv

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!