408 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në vend, nga gjithsej 2140 teste të realizuara. 227 raste pozitive janë regjistruar në Shkup, 34 raste në Tetovë, 23 në Ohër, 18 raste në Strumicë, në Shtipi dhe Veles nga 15 raste dhe në Kumanovë 12 raste. Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe katër viktima, dy pacientë nga Shkupi, një nga Resnja dhe një tjetër nga Manastiri. Listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 281 persona, 148 prej të cilëve vetëm në Shkup. 18 persona të shëruar janë nga Tetova, 17 nga Shtipi, 16 nga Prilepi dhe 12 nga Strumica. Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se 5673 raste janë aktive, shumica në Shkup.