Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQyteti36 vjeçari nga një fshat i Strugës nuk respektoi vet-izolimin pasi kishte...

36 vjeçari nga një fshat i Strugës nuk respektoi vet-izolimin pasi kishte ardhur nga një vend i prekur me Coronavirus

Prokuroria Publike e Strugës ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Strugë një Propozim për Padi Penale ndaj një personi për një Krim – Mosrespektim i rregullave shëndetësore gjatë një epidemie nga neni 206 paragrafi 1 i Kodit Penal,informon Struga Ekspres.

36 vjeçari, banor i fshatit Draslajcë e Strugës, mbërriti në pikën kufitare Tabanovcë me kamion më 16 mars dhe njoftoi se po udhëtonte nga Danimarka si një vend në rrezik të mesëm i prekur nga sëmundha COVID 1.

Nê pikën kufitare nënshkroi një deklaratë të izolimit të detyrueshëm brenda 14 ditëve në shtëpinë e tij.

Por, në të njëjtën ditë ai bëri dalje në Republikën e Shqipërisë në vendkalimin kufitar Qafethanë, kaloi në Republikën e Shqipërisë dhe u kthye në vend në të njëjtën ditë përmes të njëjtit vendkalim kufitar. Më 18 mars, ai përsëri nuk u gjet në shtëpi nga anëtarët e MPB-Strugë të cilët kontrolluan nëse i pandehuri përputhej me rregulloret dhe izolimin e detyrueshëm.

Prokurori publik kompetent i sugjeroi Gjykatës që të urdhërojë të paditurit të paguajë gjobë të majme. (Struga Ekspres)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments