Njësia për Punë të Brendshme Strugë ka ngritur kallëzim penal kundër V.B.(31) nga Shkupi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe lëshim i paautorizuar në treg i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. Gjatë kontrollit të kryer në rrugën “Vllado Maleski” në Strugë, oficerët e policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar kokainë.