Tragjedi në Strugë: 41-vjeçari nga Novosella e Strugës gjendet i vetëvarur në kamionin e tij në Manastir
Një ngjarje e rëndë ka tronditur një familje nga Novosella e Strugës. Një 41-vjeçar nga fshati Novosellë është gjetur i pajetë në Manastir.
Sipas informacioneve që ka siguruar Struga Ekspres nga burime policore, ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme, ndërsa 41-vjeçari dyshohet se ka kryer vetëvarje në kamionin e tij, ku edhe punonte.
Rrethanat e ngjarjes pritet të bëhen të ditura pas hetimeve nga organet kompetente.
Struga Ekspres do të përcjellë çdo informacion të ri lidhur me rastin.
(Struga Ekspres)














