Temperaturat relativisht të larta do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme, por fundi i tetorit pritet të sjellë mot më të freskët dhe reshje shiu.
Gjatë javës parashikohet mot me vranësira të ndryshueshme, ndërsa të enjten dhe të premten priten reshje shiu, të cilat në disa zona mund të jenë më të dendura.
Deri më 24 tetor, temperaturat maksimale pritet të lëvizin kryesisht nga 20 deri në 23 gradë Celsius. Pas 25 tetorit, moti do të freskohet gradualisht, me temperatura ditore nga 17 deri në 19 gradë.
Sipas parashikimeve afatgjata, më 31 tetor temperaturat mund të zbresin deri në 12 gradë gjatë ditës dhe në vetëm 2 gradë gjatë natës.














