Nga e hëna fillon zbatimi i sistemit “Qyteti i Sigurt” në Strugë dhe Ohër.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se nga e hëna (12.10.2026), sistemi i mbikëqyrjes së trafikut “Qyteti i Sigurt” do të fillojë të funksionojë edhe në zonën e SPB-së Ohër.
Pas kryerjes së kontrolleve teknike dhe testimeve përfundimtare, kamerat e sistemit do të vihen në funksion në rrugët e zonës që mbulohet nga SPB-ja Ohër.
Me aktivizimin e sistemit do të mundësohet kontroll më i shtuar dhe i vazhdueshëm i trafikut, zbulimi në kohë i kundërvajtjeve në komunikacion, rritja e disiplinës në trafik dhe përmirësimi i sigurisë rrugore.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që t’i respektojnë me përpikëri rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe, me sjellje të përgjegjshme, të kontribuojnë në rritjen e sigurisë në trafik.
(Struga Ekspres)














