Friday, October 9, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniFazliu godet Qeverinë për dhunën e dyshuar policore: “Shqiptarët nuk mund të...

Fazliu godet Qeverinë për dhunën e dyshuar policore: “Shqiptarët nuk mund të rrihen e poshtërohen pa pasoja!”

Përfaqësuesi i lartë i Lëvizjes Arbëria, Bekim Fazliu, ka reaguar ashpër ndaj pretendimeve për dhunë policore ndaj dy të rinjve shqiptarë në hyrje të Kondovës, duke kërkuar përgjegjësi konkrete nga institucionet shtetërore.

Sipas Fazliut, rrahja e pretenduar e dy të rinjve dhe ndjekja e tyre e rrezikshme nëpër rrugë e autostradë, në prani të fëmijëve dhe qytetarëve, përbëjnë alarm serioz për sigurinë publike dhe marrëdhëniet ndëretnike.

“Kjo ngjarje nuk guxon të kalohet në heshtje, të relativizohet apo të mbulohet me deklarata formale”, thekson Fazliu, duke kërkuar hetim urgjent, të pavarur dhe transparent.

Ai paralajmëron se raste të tilla mund të dëmtojnë bashkëjetesën dhe stabilitetin e vendit, ndërsa kërkon që çdo polic për të cilin vërtetohet përdorimi i dhunës së paligjshme të përballet me drejtësinë.

“Askush më nuk guxon të mendojë se mund t’i rrahë, t’i poshtërojë dhe t’i trajtojë shqiptarët në mënyrë barbare pa u përballur me pasojat”, deklaron Fazliu.

Përfaqësuesi i Lëvizjes Arbëria kritikon heshtjen dhe mbrojtjen e mundshme institucionale, duke theksuar se pandëshkueshmëria cenon besimin e qytetarëve te shteti.

“Drejtësi për dy të rinjtë shqiptarë! Përgjegjësi për çdo polic të përfshirë që ka shkelur ligjin!”, është mesazhi i tij.

*Bekim Fazliu – Lëvizja Arbëria, reagim publik.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!