Tri persona kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë sot në mëngjes në fshatin Likovë, pasi paraprakisht nuk i janë bindur urdhrit të policisë për t’u ndalur.
Sipas Sektorit për Punë të Brendshme, ngjarja ka ndodhur më 29.09.2026, rreth orës 05:55. Një kamion që transportonte dru nuk është ndalur në shenjën „Stop“ të policisë dhe është përplasur me automjetin zyrtar të MPB-së.
Pas përplasjes, shoqëruesit e kamionit dhe dy persona të tjerë që kanë mbërritur me një veturë dhe kanë sulmuar fizikisht policët gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Nga policia bëjnë të ditur se po merren të gjitha masat e nevojshme për zbardhjen e plotë të rastit.














