0ZEJTARIA NË ZHDUKJE
Shkruan
Bexhet Asani
Sefedin Mimini lindi në fshatin Kalisht të Strugës Maqedoni e Veriut. Që në rinin e tij iu kushtua ndreqjes së biçikletave. Zanatin e mori te ustai i njohur strugan Sandre Mato. Pasi merr diplomën në vitin 1960, Sefedinin shkon të kryej shërbimin e detyrueshëm ushtarak në ish Jugosllavi. Pas shërbimit ushtarak Sefedini do të hapë punëtorinë e tij për ndreqjen e biçikletave, në qytetin e Strugës.
Në vitin 1962 firma e tij para dyqanit do të mbajë mbishkrimin Punëtoria çikliste “Ylli” (Edhe në maqedonishte “Zvezda”). Edhe pse kanë kaluar gjashtëdhjetë e dy vjet që nga dita e hapjes së dyqanit, mbishkrimi qëndron sot e kësaj dite i zbehur tani më nga rrezet e diellit e nga dhëmbi i kohës, emrin i bukur “Ylli”.
Sefedin Mimini edhe pse është në pension mbi 19 vjet, nuk e ka mbyllur Punëtorinë e tij “Ylli” as edhe për një ditë.
Ai shpreh keqardhje se shumë artizanate në qytetin e Strugës janë zhdukur apo janë në zhdukje e sipër!
Ne nxënësit nga fshatrat e Strugës gjithmonë biçikletat i linim para dyqanit të Sefedinit dhe kurrë nuk iu e prishi çeren. Biçikletat tona ishin të sigurta para Punishtes çikliste “Ylli” të Sefedin Miminit.
Sefedin Mimini edhe pse në moshë doli te porta e dyqanit të tij dhe më përshëndeste gjersa u largova.
Ai është i lumtur se zanatin ia ka lënë djalit të tij të madh Agim Miminit, mirëpo edhe Agimi është gati për në pension.
Agim Mimini ishte njëri nga ustallarët më të mirë për ndreqjen e biçikletave. Ai ruante dhe ruan me xhelozi biçikletat e vjetër edhe më se një shekull!
Autorit të këtij shkrimi ia gjeti një biçikletë të vitit 1952. E riparoi dhe e bëri edhe më të ri se ç’ ishte. Nga pronari që e bleva biçikletën na tha:
Biçikletën të markës “Partizan” që i prodhonte fabrika në Suboticë të Vojvodinës, e kam blerë gjashtë rroga të drejtorit, në vitin 1952”. Shtrenjtë shumë shtrenjtë.
A thua qyteti i Strugës një ditë do të mbesë pa punëtori të çiklistëve…?!
Kjo pyetje, tani për tani mbetet pa përgjigje!
Strugë, më
26 shtator 2026



















