FC Struga ka regjistruar sot fitoren më të thellë në historinë e klubit, duke mposhtur me rezultatin e thellë 10:1 Pobedën nga Valandova.
Skuadra strugane zhvilloi një ndeshje spektakolare, duke dominuar takimin dhe duke shënuar plot dhjetë gola. Ky triumf tashmë hyn në historinë e klubit si fitorja më e thellë e regjistruar deri më tani.
Një paraqitje bindëse që konfirmon formën dhe ambiciet e Strugës.
(Struga Ekspres)













