Rreth 3 mijë nxënës më pak do të ndjekin mësimin këtë vit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa është paralajmëruar mbyllja e 16 shkollave fillore, kryesisht në zonat rurale.
MASH-i thotë se riorganizimi bëhet për shkak të rënies së vazhdueshme të numrit të nxënësve dhe për të shmangur shpenzimet për shkollat me më pak se 10 nxënës. Megjithatë, banorët e zonave rurale shqetësohen se fëmijët do të duhet të udhëtojnë disa kilometra për të ndjekur mësimin, gjë që mund të nxisë edhe më shumë largimin nga fshatrat.
Në shtatë vitet e fundit, numri i nxënësve është ulur për rreth 17 mijë, ndërsa në pesë vitet e fundit janë mbyllur rreth 30 shkolla në vend.













