Sunday, August 23, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiLiga e Parë e Shahut 2026 nis në Strugë – Flamurtari i...

Liga e Parë e Shahut 2026 nis në Strugë – Flamurtari i Ladorishtit shkruan histori në elitën e shahut (FOTO)

Në Strugë ka nisur Liga e Parë e Shahut e Maqedonisë së Veriut, një nga garat më të rëndësishme të shahut ekipor në vend, e cila ka mbledhur rreth 150 pjesëmarrës nga klubet më të mira, shkruan Struga Ekspres.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm përfaqësues të komunitetit lokal, sportdashës, dashamirës të shahut dhe të ftuar të shumtë.

Mes tyre ishin Kryetari i fshatit Ladorisht, Martanesh Dauti, Kryetari i Xhamisë së Ladorishtit, Dashmir Ramo, themeluesi i Klubit të Shahut Flamurtari, Xhevdet Dauti, Këshilltari Nafi Jonuzi dhe Xhemi Hajredini.
Pjesëmarrja e Klubit të Shahut Flamurtari në këtë garë përbën një moment historik për klubin, pasi ekipi nga Ladorishti garon për herë të parë në elitën e shahut ekipor të vendit.

Me përkushtim dhe ambicie, Flamurtari synon të prezantohet denjësisht në këtë nivel të lartë të konkurrencës dhe të arrijë rezultate sa më të mira gjatë kampionatit.
Suksese Flamurtari! 🔴⚪♟️🏆
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!