Vala e të nxehtit ka përfshirë disa qytete të vendit, mes tyre edhe Shkupin dhe Strugën. Moti sot paraqitet kryesisht i kthjellët dhe me temperatura të larta.
Në Shkup, temperaturat pritet të arrijnë deri në 37°C, ndërsa edhe në Strugë pritet mot i nxehtë dhe me diell. Temperaturat e larta kanë bërë që qytetarët dhe turistët të kërkojnë freski pranë liqenit dhe në ambiente me hije.
Meteorologët këshillojnë qytetarët të shmangin ekspozimin e drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve më të nxehta, të konsumojnë mjaftueshëm ujë dhe të tregojnë kujdes gjatë aktiviteteve në ambient të hapur.
Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
(Struga Ekspres)













