Sunday, August 16, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeBotaMartohej me burra të moshuar dhe i vriste për pasurinë

Martohej me burra të moshuar dhe i vriste për pasurinë

Një nga rastet më tronditëse të vrasjeve seriale në Iran lidhet me Kolshoum Akbari, e cilësuar nga mediat iraniane si “Vejusha e Zezë”. Ajo është dënuar për vrasjen e 11 burrave të moshuar dhe për tentativën për të vrarë një tjetër, ndërsa dyshohet se veprimtaria e saj kriminale ka nisur në fillim të viteve 2000 dhe ka vazhduar deri në arrestimin e saj në vitin 2023.

Sipas hetuesve, viktimat e saj ishin kryesisht burra të moshuar, shumë prej tyre të ve ose persona që jetonin të vetëm. Akbari dyshohet se krijonte marrëdhënie me ta, fitonte besimin e tyre dhe në disa raste martohej me ta, përpara se t’u shkaktonte vdekjen përmes helmimit.
Autoritetet iraniane pretendojnë se ajo përdorte lloje të ndryshme ilaçesh dhe substancash, përfshirë qetësues, barna për diabetin, alkool industrial dhe përbërës të tjerë. Këto substanca dyshohet se ua jepte viktimave në mënyrë të drejtpërdrejtë ose i përziente në ushqime dhe pije.

Pasi viktimat ishin në moshë të thyer dhe kishin probleme të ndryshme shëndetësore, disa prej vdekjeve nuk ngjallën menjëherë dyshime dhe fillimisht u regjistruan si vdekje nga shkaqe natyrore.
Dyshimet ndaj Akbarit u shtuan në vitin 2023, pas vdekjes së bashkëshortit të saj të fundit, një 82-vjeçar. Para se të ndërronte jetë, ai u kishte rrëfyer familjarëve se gruaja e detyronte të merrte ilaçe, pas të cilave humbiste shpesh ndjenjat. Familja e tij njoftoi autoritetet, duke çuar në nisjen e hetimeve.
Gjatë hetimit, policia zbuloi se Akbari kishte qenë e martuar me disa burra të tjerë dhe se një pjesë e tyre kishin vdekur jo shumë kohë pas martesës. Për të verifikuar dyshimet, hetuesit rihapën edhe raste të vjetra, kryen zhvarrime dhe kërkuan analiza të reja toksikologjike.

Prokuroria dyshon se pas këtyre krimeve fshihej një motiv financiar. Sipas hetimeve, Akbari kishte arritur të përfitonte nga disa prej viktimave përmes transferimit të pronave dhe automjeteve, ndërsa dyshohet se synonte edhe pensionet, kursimet dhe pasuritë e tyre.
Gjykata e shpalli fajtore për 11 vrasje të qëllimshme dhe një tentativë vrasjeje. Familjet e dhjetë viktimave kërkuan që ajo të ekzekutohej, ndërsa një familje tjetër zgjodhi kompensimin financiar në vend të dënimit me vdekje.

Si rrjedhojë, ndaj Akbarit janë dhënë dhjetë dënime me vdekje, ndërsa për tentativën e vrasjes është dënuar me dhjetë vjet burg. Gjithashtu, gjykata ka urdhëruar konfiskimin e pasurisë së saj.

Megjithatë, vendimi nuk është ende përfundimtar, pasi Akbari ka të drejtë ta apelojë atë përpara se dënimi të marrë formë të prerë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!