Më 14.08.2026, në ora 13:11, në SPB Ohër është raportuar një zjarr në rrugën lokale ndërmjet fshatrave Novo Sellë dhe Dollogozhdë, në rajonin e Strugës.
Nga zjarri janë përfshirë bar i thatë dhe mbetje të korrjeve, ndërsa zjarri ka kapluar edhe disa parcela private. Janë djegur rreth 1.500 balla kashte, 1.200 rrënjë hardhish dhe pemishte.
Zjarri është lokalizuar dhe shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve në Strugë. Në vendngjarje është kryer këqyrje nga një ekip hetimor i SPB-së Strugë.
(Struga Ekspres)













