Saturday, August 15, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZiadin Sela kujton Arbën Xhaferin: Një mendje e kthjellët dhe zë i...

Ziadin Sela kujton Arbën Xhaferin: Një mendje e kthjellët dhe zë i guximshëm

Kryetari i Lidhjes Shqiptare (LSH), Ziadin Sela, ka kujtuar sot figurën e Arbën Xhaferit, në 14-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Sela ka vlerësuar kontributin e Xhaferit si intelektual, politikan dhe atdhetar, duke theksuar se ai la gjurmë të rëndësishme në historinë politike të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

“14 vjet pa Arbën Xhaferin. Të gjithë ndjejmë mungesën e tij, figurën e madhe të Arbën Xhaferit – intelektualin, politikanin dhe atdhetarin që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut dhe jo vetëm”, ka shkruar Sela.

Ai e ka cilësuar Xhaferin si “një mendje të kthjellët, një zë të mençur e të guximshëm”, i cili punoi për dinjitetin, barazinë dhe të drejtat e shqiptarëve.

“Edhe pse nuk është më mes nesh, vepra e tij mbetet e gjallë. I përjetshëm kujtimi për ty Kryetar, prehu në paqe!”, ka përfunduar Sela.

Arbën Xhaferi mbetet një nga figurat më të rëndësishme të politikës dhe mendimit politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!