Friday, August 7, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiShfaqen gjarpërinj në disa zona në Strugë, apel për kujdes! (FOTO)

Shfaqen gjarpërinj në disa zona në Strugë, apel për kujdes! (FOTO)

Raportohet për shfaqjen e gjarpërinjve në disa zona të Strugës, duke ngritur shqetësim tek qytetarët, njofton Struga Ekspres.

Një gjarpër i madh, si ai që shihet në foton e publikuar, është hasur në një nga këto zona, duke rikujtuar nevojën për kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në natyrë.

Banorëve dhe vizitorëve u rekomandohet të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht gjatë lëvizjes në zona me bar të lartë, pyje, kodra dhe pranë sipërfaqeve me gurë.

Në rast se hasni një gjarpër, shmangni afrimin ose tentativat për ta larguar vetë dhe njoftoni shërbimet përkatëse nëse paraqet rrezik.

Një qytetar gjithashtu tregon se një gjarpër është futur tek shtêpia e tij,nëpërmjet dritares, në tualet.

Qytetarët ftohen të jenë të kujdesshëm.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!