Aeroporti i Ohrid – pasqyrë e diskriminimi kombëtarë.
Para dy ditësh nga aeroporti i Ohrid udhëtova për në aeroportin e Cyrihut. Në aeroport, si zakonosht, mbi 90 % të udhëtarëve ishin shqiptsrë. Krahasuar me udhtimin e fundit (para 3 viteve), në aeroportin e Ohrid gjithçka kishte ndryshuar. Atëherë pankartad në lidhje me rregullat e udhëtimit ishin të shkruara në maqedonisht, anglish, shqip. Komunikimi poashtu në këto tre gjuhë. Mbas ardhjes së VMRO – së pushtet gjuha shqipe në aeroportë, ishte flakë. Më ranë në sy punësime të reja, me sa pashë unë të gjithë ishin të etnitetit maqedonas. Veprimet e tilla tregojnë se aeroporti i Ohrid është një pasqyrë reale e diskriminit kombëtarë. Çfar mendësie e pushtetit aktual? Një populli autokton me afër 40 % e popullsisë së përgjithshme i mohoet gjuha amtare. Në shtetet demokratike nuk merret një e drejtë e fituar, përkundrazi ato vetëm zgjërohen. Një botë demokratike u vërejtë sapo u vendosëm në aeroplanë. Kompania ajrore “Chair’ e Zvirës komunikonte me udhëtarët në tre gjuhë: anglishtë, gjermanishtë dhe shqip. Kur arritëm në Zvicër, komunikimi ishte në tre gjuhë: gjermanishtë, italishtë dhe frengjishtë. Gjuhët amtare atje janë sepse popujt janë autoktonë.
Në MV edhe në shenjat e reja të komunikacionit në autostradën e re Kërçovë – Strugë, nuk gjenë emërtime në gjuhën shqipe, edhepse shqiptarët janë shumicë dhe janë autoktonë.
Kosova është shembull tipik i botës demokratike. Atje serbet janë rreth 4% e popullsisë dhe gjuha e tyre është zyrtare në të gjith teritorin e Kosovës.
Gjuha është mjetë komunikini, nisur nga ky parim në Kampionsti Evropian para dy viteve në Gjermani në qytetin ku luante kombëtarja shqiptare të gjitha informacionet ishin edhe në gjuhën shqipe.
Zhvillimet e tilla lindin shumë pyetje Si psh:
Pse MV nuk lëviz drejtë botës demokratike por drejt asaj serbe dhe ruse ? Përse nuk kërkoni alternativa tjera për të fituar vota, por mbani pushtet vetëm duke reduktu të drejtat shqiptare?
Po partia shqiptare në pushtet (VLENI) pse hesht? Pse ajo nuk e ngre zërin? Pse lejon të merret një e drejt e fituar? Përse VLENI pranon një ligjë diskriminues për të ashtëquajturin Ligj për përfaqsim të drejtë. Ai nuk ka kuota etnike dhe si i tillë asesi nuk duhet pranuar dhe votuar. Nuk e kuptojë dotë përse nuk pranon amandametin për kuota etnike. Pa këtë kriter diskriminimi shqiptarë është i vulosur. Një gabim i tillë nuk duhet lejuar.
BDI nuk i përmbushi pritshmëritë e mia. Nuk jamë pajtuar me politikat e saja, por një gjë nuk mundet t’i mohoet, ajo gjithnji kishte legjimitet. VLENI është zhgënjim më i madh, i cili madje nuk ka as legjimititet. Nuk jamë as antarë dhe as simpatizues i asnjë partie.
Partitë shqiptare derisa janë në opozitë mbrojnë interesin kombëtarë, mbasi hynë në qeveri ato mbrojnë vetëm interesin e xhepit të vetë.
Prof.Petrit Pollozhani













