Sot në Strugë pritet të mbajë mot me diell dhe temperatura të larta, tipike për këtë periudhë të verës. Mëngjesi ka nisur me temperatura të këndshme, ndërsa gjatë orëve të mesditës dhe pasdites termometri do të arrijë deri në rreth 35 gradë Celsius. Për shkak të vapës së madhe, rekomandohet shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në diell gjatë orëve më të nxehta të ditës.
Edhe në pjesën më të madhe të Maqedonisë së Veriut do të mbizotërojë mot me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 33 deri në 40 gradë Celsius, ndërsa në disa rajone malore pasdite mund të ketë vranësira të lehta, pa reshje të konsiderueshme. Autoritetet u bëjnë apel qytetarëve të jenë të kujdesshëm për shkak të temperaturave të larta, të konsumojnë sa më shumë lëngje dhe të kufizojnë aktivitetet në ambiente të hapura gjatë orëve të pikut të vapës.













