Tetë persona janë dërguar në spitalet e Shkupit për shkak të lëndimeve të marra gjatë stuhisë së fuqishme që përfshiu kryeqytetin.
Ekipet mjekësore kanë ndërhyrë në disa lokacione, ndërsa personat e lënduar janë shpërndarë në disa institucione shëndetësore.
Sipas informacioneve fillestare, katër persona janë pranuar në Qendrën Urgjente, ndërsa katër të tjerë kanë përfunduar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit “Shën Naum i Ohrit”.
Më rëndë është lënduar një grua 86-vjeçare nga lagjja e Shkupit, Topanë, mbi të cilën gjatë stuhisë ka rënë një dru. Ajo është dërguar me urgjencë në Qendrën Urgjente me lëndime të rënda në kokë.
Deri tani nuk janë publikuar detaje shtesë për gjendjen e saj shëndetësore.
Një person tjetër, i cili ka pësuar prerje në ballë, është paraqitur vetë në spitalin “8 Shtatori”, ku ka kërkuar ndihmë mjekësore.
Institucionet kompetente kanë njoftuar se gjatë ditës do të publikohen më shumë informacione për gjendjen e të lënduarve dhe pasojat e shkaktuara nga stuhia.













