Friday, July 17, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiEugen Shej i VLEN mbështet deklaratën e Ardit Hoxhës: Veleshta meriton përfaqësim...

Eugen Shej i VLEN mbështet deklaratën e Ardit Hoxhës: Veleshta meriton përfaqësim të denjë në institucionet lokale dhe qendrore

Eugen Shej mbështet deklaratën e Ardit Hoxhës: Veleshta meriton përfaqësim të denjë në institucione

Eugen Shej, anëtar i VLEN-it në Strugë dhe këshilltar në Këshillin Komunal, ka reaguar publikisht në mbështetje të deklaratës së Ardit Hoxhës, koordinator i Forumit Rinor të VLEN-it në Strugë, lidhur me përfaqësimin e Veleshtës në institucionet lokale dhe qendrore.

Shej thekson se e mbështet plotësisht shqetësimin e ngritur nga Hoxha, duke vlerësuar se ai pasqyron një realitet që nuk duhet të neglizhohet.

“Veleshta ka dhënë vazhdimisht mbështetje dhe ka qenë një ndër faktorët kryesorë në çdo proces zgjedhor. Është e arsyeshme që një kontribut i tillë të shoqërohet edhe me përfaqësim të denjë në institucionet lokale dhe qendrore”, thekson Shej.

Sipas tij, kërkesa për përfaqësim nuk duhet të shihet si privilegj, por si një çështje drejtësie, barazie dhe vlerësimi të meritës.

Në fund, Shej shpreh besimin se ka ardhur koha që ky shqetësim të trajtohet me seriozitet dhe të gjendet një zgjidhje e drejtë për përfaqësimin e Veleshtës.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!