Wednesday, July 8, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLSH-Strugë: Seanca e jashtëzakonshme nuk duhet të shërbejë për të mbuluar dështimet...

LSH-Strugë: Seanca e jashtëzakonshme nuk duhet të shërbejë për të mbuluar dështimet e shumicës

Si këshilltarë të Lidhjes Shqiptare, sot me argumenta kundërshtuam që në fillim mënyrën dhe procedurën e thirrjes së seancës së jashtëzakonshme, e cila u konvokua në më pak se 24 orë, pa argumente të mjaftueshme dhe pa arsyetim bindës që do ta justifikonte një procedurë kaq urgjente.
Seanca e jashtëzakonshme nuk duhet të përdoret si mekanizëm për të mbuluar mungesën e koordinimit brenda shumicës, as për të rikthyer me nxitim pika që nuk kaluan në seancën e kaluar për shkak të moskoordinimit.
Votuam kundër rritjes së çmimit të parkingjeve, duke theksuar se Struga nuk ka nevojë për tarifa më të larta, por për zgjidhje të reja, serioze dhe afatgjata të problemit të parkimit. Këtë e ka premtuar edhe vetë kryetari i komunës gjatë fushatës zgjedhore, me ndërtimin e një parkingu nëntokësor ose parkingu me kate në zonën e Plazhit të Meshkujve.
Rregulli në parkim nuk vendoset vetëm me tarifa më të larta, por me planifikim, investime, transparencë dhe menaxhim të drejtë.

Sa i përket problemit me qentë endacakë, ne jemi për një zgjidhje sa më të shpejtë, ligjore, humane dhe të qëndrueshme. Ky është një problem real që prek sigurinë e qytetarëve dhe kërkon veprim institucional. Megjithatë, nuk mund të mbështesim një studim fizibiliteti me mangësi dhe pasaktësi, sepse një çështje kaq e rëndësishme kërkon dokumentacion profesional, transparent dhe të përgatitur sipas standardeve, në mënyrë që të garantohet një zgjidhje reale dhe afatgjatë.

Sa u përket pajisjeve urbane, vlerësojmë se Komuna nuk duhet të ndërmarrë zgjidhje të improvizuara në mes të sezonit turistik. Struga ka nevojë për një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjatë, e cila rregullon qartë marrëdhëniet ndërmjet Komunës dhe subjekteve juridike, garanton siguri juridike për bizneset dhe krijon rend, funksionalitet dhe transparencë në përdorimin e hapësirave publike.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim çdo zgjidhje që është në interes të qytetarëve, por do të kundërshtojmë çdo vendim të nxituar, të paqartë dhe pa transparencë të plotë.
Sepse Struga ka nevojë për vendime serioze, jo për improvizime!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!