Tuesday, July 7, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiTani do ta keni më shtrenjtë parkimin në Strugë

Tani do ta keni më shtrenjtë parkimin në Strugë

Këshilli Komunal i Strugës ka dhënë dritën jeshile për propozimin e Ndërmarrjes Publike “Eko Struga”, i cili parashikon rritjen e çmimit të parkimit gjatë periudhës së verës.
Sipas vendimit të miratuar, tarifa për parkim në zonën qendrore të Strugës do të dyfishohet, duke kaluar nga 40 në 80 denarë. Po ashtu, gjatë sezonit veror, edhe parkingu pranë plazhit të qytetit do të ketë tarifë prej 80 denarësh.

Vendimi u mbështet nga 12 anëtarë të Këshillit, ndërsa 9 këshilltarë nga radhët e opozitës votuan kundër.

Nga NP “Eko Struga” u bë e ditur se propozimi synon të përmirësojë organizimin dhe menaxhimin e hapësirave të parkimit gjatë muajve të verës, periudhë kur qyteti përballet me një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve dhe automjeteve.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!